Politika 2 June 2026, 16:19 Nga VNA

Protestat për Zvërnecin, cilat janë partitë që e mbështesin?

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-02 at 4.18.00 PM.jpeg

Protestat kundër projektit të Zvërnecit kanë një mbështetje të madhe qytetare, por nuk mungojnë as shoqëria civile dhe politika. Në mbështetje të protestës janë pozicionuar partitë e drejtuara nga Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj, të cilat jo vetëm kanë marrë pjesë aktivisht në tubime me strukturat e tyre, por po bëjnë edhe thirrje të vazhdueshme për mobilizim qytetar.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen sërish sot në Sheshin Skënderbej, në orën 18:00, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë kundër projektit në Zvërnec.

Në videomesazhin e tij, Qori iu përgjigj edhe ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog, duke përsëritur një prej sloganeve më të dëgjuara gjatë protestës: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Sipas tij, pjesëmarrja në protestë ishte një mesazh i qartë kundër qeverisë aktuale dhe një kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit.

Në të njëjtën linjë është shfaqur edhe kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ai ka sqaruar arsyet e mbështetjes së protestës dhe ka ftuar qytetarët t’i bashkohen asaj.

Shehaj deklaron se është pro investimeve të huaja kur ato realizohen me transparencë, respektojnë ligjin dhe bazohen në kapital të ligjshëm, por kundërshton projektet që, sipas tij, zhvillohen pa transparencë dhe në dëm të interesit publik.

Në një tjetër postim, ai ka shpërndarë pamje nga protesta e një dite më parë, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë edhe në tubimin e sotëm.

“Kjo energji nuk duhet të shkojë dëm. Qytetarët do të prijnë protestën edhe sot. Ora 18:00, dilni në shesh”, shkruan Shehaj.

Ndërkohë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka publikuar video nga protesta, ku shfaqet së bashku me anëtarë të partisë së tij mes protestuesve. Në mesazhin e tij, Lapaj thekson se “shfuqizimi i ligjeve që na vjedhin është detyrë kombëtare”.

Gjatë protestës së djeshme, mes qytetarëve u shfaqën edhe disa deputetë demokratë, mes tyre Arjan Ndoja dhe Greta Bardeli.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme