Politika 3 June 2026, 12:08 Nga VNA

Rama sulmon protestuesit për Zvërnecin: i krahason me nazizmin dhe Agimin e Artë

Ndaje në Whatsapp
Rama sulmon protestuesit për Zvërnecin: i krahason me nazizmin dhe

Kryeministri Rama ka reaguar ndaj protestës së zhvilluar kundër ndërtimeve në Zvërnec, duke i cilësuar pjesëmarrësit si “mysafirë të paftuar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka krahasuar retorikën e protestuesve me ekstremizmin e së kaluarës në Gjermaninë naziste, si dhe me veprimet e së djathtës ekstreme greke Agimit të Artë, duke i lidhur me gjuhë urrejtjeje dhe thirrje radikale. Ai ka kritikuar gjithashtu thirrjet kundër investimeve dhe ka paralajmëruar për rrezikun e nxitjes së dhunës në diskursin publik.

Postimi

MYSAFIRËT E PAFTUAR TË NATËS NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE
“Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit?
Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurrur se do ta djegim Shqipërinë e tradhëtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhëtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek?
Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre?
Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme