Politika 3 June 2026, 21:01 Nga VNA

Flamur Noka: Protesta nga mercenarët Soros kundër Trump, ja organizatori

Ndaje në Whatsapp
Flamur Noka: Protesta nga mercenarët Soros kundër Trump, ja

Pas qëndrimit zyrtar të Sali Berishës pro projektit të Zvërnecit, kanë nisur dhe reagimet e para nga selia blu. 

Në një status në Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me këtë projekt. 

Noka ka tezën e tij, sipas të cilit mercenarët e Sorosit janë ngritur kundër presidentit amerikan dhe jo se kanë ndjeshmëri apo shqetësim për flamingot. Noka ka gjetur dhe organizatorin, burrin e një ministreje të Ramës. 

 

Postimi plotë: 

 

Mercenarët e #Soros e kanë me familjen #Trump, se për flamingot as u kërcet fare. 

Flamingot, florën dhe faunën e asaj zone e asgjëson Aeroporti i Vlorës, por ja që si #Europeangreens dhe Soros Albania nuk ua ndjen fare për mjedisin dhe zogjtë shtegtarë                     

Vetë bashkëshorti i ministres së besuar të Ramës është një organizator i protestës. Përdorimi dhe instrumentalizimi i të tjerëve është kamuflazhi i Ramës, i cili qëndron vetë pas organizimeve të tilla. 

Ka mbi 13 vjet që me Edi Ramën në pushtet të Drejtat e Njeriut në Shqipëri dhunohen sistematikisht. U vra një i mitur si Ardit Gjoklaj, por Komiteti Sorosian i Helsinkit në Shqipëri nuk u ndje. U vra Klodian Rasha e #KSHH s'nxorri zë. 

U rrëmbye ish Presidenti i Republikës dhe s'hapën gojë. Janë bërë batërdi mbi këtë popull për 13 vjet rresht, por KSH i Helsinkit nuk është ndjerë. 

Tani që Soros sulmon Presidentin Trump dhe dhëndrin e tij Jared Kushner, edhe mercenarët u bënë të ndjeshëm për zogjtë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme