Politika 3 June 2026, 18:01 Nga VNA

Kush janë deputetët që propozuan ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura dhe cilat zona preken

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-03 at 6.00.02 PM.jpeg

Debati për projektet turistike në Nartë dhe Zvërnec ka rikthyer në vëmendje ndryshimet e miratuara në ligjin për zonat e mbrojtura, të cilat sipas ambientalistëve dhe kundërshtarëve të këtyre projekteve i hapën rrugë ndërtimeve brenda disa prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit.

Amendamentet u propozuan në Kuvend nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste dhe u mbështetën publikisht nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Deputetët propozues ishin:

* Fadil Nasufi – qarku Berat
* Florenc Spaho – qarku Elbasan
* Arkend Balla – qarku Durrës
* Edona Bilali – qarku Shkodër
* Bujar Çela – qarku Fier (Lushnje)
* Anduel Tahiraj – qarku Vlorë
* Shpresa Marnoj – qarku Lezhë
* Mirela Pitushi – qarku Fier
* Denis Deliu – qarku Durrës
* Klodiana Spahiu – qarku Durrës
* Enslemvera Zake – qarku Korçë
* Eduart Ndreca – qarku Lezhë

Sipas kundërshtarëve të ndryshimeve ligjore, amendamentet prekën ose krijuan mundësi zhvillimi për projekte turistike në disa prej zonave më të ndjeshme të vendit, mes tyre:

* Parku Kombëtar i Butrintit, pasuri botërore e UNESCO-s
* Kanioni i Langaricës, monument natyre
* Syri i Kaltër, monument natyre
* Peizazhi i mbrojtur Bunë-Velipojë, përfshirë zonën e Rrjollit
* Rrana e Hedhur, monument natyror
* Pisha e Poros dhe Narta, monument natyror
* Zvërneci, përfshirë Lagunën e Limopuas dhe kodrat flishore
* Laguna e Orikumit
* Zona e Tales
* Projekti “Pikëza e Vogël” në Butrint
* Projekti i Aramerasit dhe reduktimi i sipërfaqes së mbrojtur në Butrint
* Dy projekte të investitorëve strategjikë në Palasë, në Alinuara dhe Kalivo, brenda zonave të mbrojtura dhe në afërsi të pasurive të UNESCO-s.

Ndërsa debati për Nartën dhe Zvërnecin është përshkallëzuar në protesta masive, ambientalistët po rikthejnë në vëmendje emrat e deputetëve që propozuan këto ndryshime, duke argumentuar se vendimet e marra në Kuvend vite më parë po prodhojnë sot konfliktet më të mëdha mes zhvillimit turistik dhe mbrojtjes së natyrës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme