Politika 3 June 2026, 14:45 Nga VNA

Berisha mes zhvillimit, pronës dhe protestës: një opozitë pa busull përballë Nartës

Ndaje në Whatsapp
Berisha mes zhvillimit, pronës dhe protestës: një opozitë pa

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha u shfaq pa recetën e zakonshme politike. Njeriu që prej dekadash ka një përgjigje të gatshme për çdo krizë, kësaj here u duk i pasigurt mes dy qëndrimeve që vështirë se pajtohen me njëra-tjetrën: mbështetjes së zhvillimit dhe mbrojtjes së pronës.

Teksa protestat kundër projektit në Nartë po hyjnë në ditën e tretë dhe po mbledhin një numër gjithnjë e më të madh qytetarësh, Berisha zgjodhi të mos rreshtohej qartësisht me protestuesit. Përkundrazi, ai mbrojti parimin e zhvillimit, duke kërkuar që ai të bëhet sipas standardeve europiane dhe pa dëmtuar mjedisin. Ishte një përpjekje për të qëndruar në mes të rrugës, pa kundërshtuar projektin në themel, por pa e mbështetur hapur atë.

Problemi është se konflikti në Nartë nuk ka të bëjë vetëm me mjedisin. Në qendër të debatit qëndron edhe çështja e pronësisë. Pikërisht aty Berisha duket se përballet me vështirësinë më të madhe politike. Mes pronarëve që kundërshtojnë projektin gjenden figura dhe familje tradicionalisht pranë së djathtës, mes tyre edhe Artur Shehu. Kjo e bën të vështirë për kreun e PD-së të mbrojë pa rezerva tezën e zhvillimit, kur përballë ka njerëz që prej vitesh kanë qenë pjesë e bazës së tij politike.

Në deklaratat e tij, Berisha sulmoi qeverinë për kaosin e krijuar me pronat, ndryshimet e shumta në Kadastër dhe mungesën e garancive juridike. Ai foli për shtetin si garant të pronës dhe akuzoi qeverinë për dështimin në zgjidhjen e konflikteve pronësore. Por në të njëjtën kohë shmangu pozicionimin e prerë kundër projektit, duke lënë përshtypjen e një lideri që kërkon të mos humbasë as mbështetësit e zhvillimit dhe as pronarët që ndihen të kërcënuar.

Berisha foli gjatë për kaosin e pronave në Nartë, por harroi të kujtojë se një pjesë e mirë e këtij kaosi e ka zanafillën te ligji 7501, të cilit sot i thuri sërish himne. Ligji që për dekada ka përplasur ish-pronarë, pronarë aktualë, gjykata dhe institucione, u paraqit si histori suksesi pikërisht në momentin kur debati publik po zhvillohet rreth një prej konflikteve më të mëdha të pronësisë në vend. Kjo është pak a shumë njësoj si të ankohesh për pasojat e sëmundjes duke lavdëruar ilaçin që e shkaktoi.

Në fund, ajo që ra më shumë në sy nuk ishte qëndrimi për Nartën, por raporti i Berishës me protestën. Ashtu si Edi Rama, edhe ai duket i parehatshëm përballë një mobilizimi qytetar që nuk kontrollohet nga partitë politike. Sheshi i mbushur me qytetarë që refuzojnë njëkohësisht qeverinë dhe opozitën tradicionale është ndoshta lajmi më i keq si për Ramën ashtu edhe për Berishën.

Për vite me radhë politika shqiptare është ushqyer nga përplasja mes këtyre dy kampeve. Protestat e Nartës po prodhojnë diçka tjetër: një lëvizje që nuk pranon t’i nënshtrohet as njërës palë dhe as tjetrës. Pikërisht për këtë arsye, ndërsa Rama e sulmon dhe Berisha përpiqet ta interpretojë, asnjëri prej tyre nuk duket vërtet i qetë përballë saj.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme