Politika 3 June 2026, 21:22 Nga VNA

Dita e katërt e protestës, përplasje, tension dhe ‘Rama burg, Berisha burg’

Ndaje në Whatsapp
Dita e katërt e protestës, përplasje, tension dhe ‘Rama

Protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit ka vijuar dhe këtë të mërkurë. Protestuesit janë mbledhur sërish tek sheshi Skënderbej, por ndryshe nga ditët e tjera janë përplasur me policinë. 

Një gardh metalik dhe forca të shumta policie kanë tentuar të bllokojnë marshimin e tyre drejt kryeministrisë. Pas përplasjeve, qytetarët kanë mundur të ccajnë kordonin e policisë duke i detyruar uniformat blu që të tërhiqen bashkë me makinat e ujit. 

Protesta më pas është zhvendosur para kryeministrisë, me thirrjet ‘Hiqni kapelet’ për policinë, ‘Jep dorëheqjen’, ‘Opozitë e shitur’, ‘Rama burg, Berisha burg’. 

Një nga protestuesit sapo ka nisur protesta i ka kërkuar të pranishmëve të mos provokohen.  

Me pankarta të ndryshme në duar, ku në qendër të tyre vijon të jetë dyshja e politikës Edi Rama dhe Sali Berisha. 

Por reagimi mesa duket nuk ka mbetur vetëm në Tiranë. Qytetarët kanë dalë në protestë dhe në Vlorë dhe Durrës ndërkohë që të shtunën në orën 10.00 është lajmëruar një protestë e madhe ku janë ftuar qytetarët nga e gjithë Shqipëria përpara kryeministrisë. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme