Politika 4 June 2026, 11:31 Nga VNA

Përplasje Balla-Berisha për Vlorën, PS mohon antimitingun e paralajmëruar nga kreu i PD-së

Ndaje në Whatsapp
Përplasje Balla-Berisha për Vlorën, PS mohon antimitingun e

Deklaratat për aktivitetin që Partia Socialiste do të zhvillojë nesër në Vlorë kanë sjellë një përplasje të re mes Sali Berishës dhe Taulant Ballës.

Kreu i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po organizon një antimiting kundër protestave qytetare që janë zhvilluar ditët e fundit kundër projektit të Zvërnecit. Sipas Berishës, qeveria po mobilizon administratën dhe mbështetësit e saj për t’iu kundërvënë reagimit qytetar.

Por këto akuza janë kundërshtuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai deklaroi se aktiviteti i planifikuar në Vlorë nuk është antimiting, por pjesë e festimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, sipas një kalendari të përcaktuar më herët.

Balla ironizoi gjithashtu interesimin e Berishës për aktivitetet e socialistëve, duke thënë se ai nuk është i ftuar në festimet e PS-së në Vlorë, Tiranë apo gjetkë. Sipas Ballës, pretendimi për një antimiting është një diversion politik që nuk ka lidhje me realitetin.

Përplasja vjen në një kohë kur protestat kundër projektit të Zvërnecit kanë hyrë në ditën e tyre të pestë, ndërsa debati politik për investimin dhe reagimin qytetar vijon të ashpërsohet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme