Politika 4 June 2026, 12:31 Nga VNA

Qytetarët masakrojnë Ramën për videon e plehrave në Zvërnec: Ke 13 vjet kryeministër...

Ndaje në Whatsapp

713403898_4483701631885598_5512080683432237819_n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë mëngjes një video nga Zvërneci, ku tregon një sipërfaqe të madhe të territorit të ndotur nga hedhja e mbeturinave.

Rama shkruan se kjo video i është dërguar nga një qytetar i Vlorës, ndërsa ironizon protestuesit që kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec.

Por pavarësisht qëllimit të kryeministrit, propaganda ka marrë një kthesë tjetër.

Komentuesit e kritikojnë Ramën si përgjegjës edhe për ndotjen.

“Sot na doli Kryeministri me video nga Zvërneci, bëri sikur zbuloi Amerikën. Na tregon plehrat, mendon se ka ardhur dje në pushtet, jo prej 13 vitesh. Me zë e me figurë pranoi vetë çfarë kemi thënë prej kohësh, dështim total. Z. kM kur nuk pastron dot as zonat e mbrojtura, çfarë ke menaxhuar gjithë këto vite?  Dhe më e bukura, zgjidhja nuk është t’i pastrojmë, po t’i shesim. Pra nuk e mbrojmë dot, hajde ta heqim qafe. Sa Turp”,-shkruante një aktivist, ekspert i IT.

“Po lerja dhe drejtimin e vendit Kushnerit o xhan, se ti as plehrat si pastron dot ?”,-replikonte një gazetare. 

“Taksat a ua merr shqiptareve??? A ke te punesuar ne Bashki etj??? Pse nuk i ke mbledhur??? Apo parate per incenerimin e tyre i moren ata qe hane kumbulla dhe dardha??? Ti per ca je aty??? Pse nuk jane pastruar?? Kush e ka bere  ndotjen?? A i ke arrestuar??? Ehuu lavazhi i trurit nuk funksionon me. Ke gabuar, dhe e ke renduar edhe me shume qe kur hodhe ne rruge specialistet dhe punesove patronazhistet”,-komentonte një tjetër.

“Duhet nje incenerator edhe aty! Nxito, nxitooo”,-ironizonte një tjetër.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme