Politika 4 June 2026, 18:43 Nga VNA

SPAK shton akuzat ndaj Ballukut dhe vë në provë qëndrimet e Ramës ndaj drejtësisë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-04 at 6.42.09 PM.jpeg

Shtimi i akuzave për korrupsion dhe pastrim parash nga SPAK ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku i ka hapur një tjetër sfidë kryeministrit Edi Rama, për të treguar nëse do t’u qëndrojë deklaratave të tij të mëparshme në raport me drejtësinë.

Kujtojmë se në prill të vitit 2024, pak ditë pas arrestimit të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës në kuadër të dosjes “5D”, Rama deklaronte se mbështeste pa kushte SPAK-un dhe se lufta kundër korrupsionit duhej të shkonte deri në fund. Sipas tij, aty ku kishte prova dhe fakte, Prokuroria e Posaçme duhej të vepronte pa hezitim.

“SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye ku ka prova për këdo qoftë që nga njëra anë është rreshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët dhe nga ana tjetër e shfrytëzon pozicionin e tij në atë front për punën e përveçme dhe krejt të pa amnistueshme për përfitim të paligjshëm të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas por vetëm drejt. Në fund të ditës kjo është gjëja që kam dashur dhe që kam kërkuar”, shprehej Rama në një intervistë në prill të vitit 2024.

Megjithatë, qëndrimi i kryeministrit u kushtëzua kur në fokus të SPAK-ut u vendos zëvendësja e tij, Belinda Balluku. Rama e mbrojti publikisht dhe në Kuvend duke mos ia hequr mandatin me argumentin se ndaj saj nuk ishte ngritur asnjë akuzë për korrupsion.

“Në këtë rast nuk përballë një çështjeje korrupsioni, sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion. Jemi përballë një çështjeje në hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë. Unë e inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe të gërmojë pista kudo ku mund të mendohet se gjatë rrugës mund të shfaqet hija e korrupsionit”, deklaronte Rama dy muaj më parë.

Duket se kjo thirrje është marrë në konsideratë nga SPAK duke zgjeruar hetimet. Ndërsa sot njoftoi akuzat e reja ndaj ish-zëvendëskryeministres për korrupsion dhe pastrim parash. Gjithashtu, me vendim gjykate i ka sekuestruar një vilë në zonën e Dhërmiut, e cila dyshohet se lidhet me përfitime të paligjshme.

Sipas hetimeve, Balluku dyshohet se ka përfituar si ryshfet një vilë me vlerë 145 mijë euro në Dhërmi nga biznesmeni Pandeli Carapuli, pas favorizimeve të pretenduara në tenderët e Albcontrol. Për të fshehur pronësinë e pasurisë, sipas SPAK, është përdorur ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, përmes dokumenteve fiktive që e paraqisnin atë si blerës të vilës. Tare po ashtu është marrë nën hetim për pastrim parash dhe këtë të enjte u pyet për rreth pesë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Tashmë, me akuzat e reja të ngritura nga SPAK, vëmendja zhvendoset te qëndrimi që do të mbajë kryeministri Rama ndaj një prej figurave më të rëndësishme të PS dhe qeverisë së tij. Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse deklaratat e tij të mëhershme për mbështetje të pakushtëzuar ndaj drejtësisë do të reflektohen edhe në këtë rast.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme