Politika 5 June 2026, 14:04 Nga VNA

Nga Mali i Zi, Rama akuzon Iranin për përhapjen e narrativave mbi protestat dhe projektin e Zvërnecit

Ndaje në Whatsapp
Nga Mali i Zi, Rama akuzon Iranin për përhapjen e narrativave mbi

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar për herë të parë publikisht regjimin iranian se është pjesë e përpjekjeve për të përhapur narrativa të rreme rreth protestave kundër projektit të investimit në Zvërnec.

Gjatë një deklarate nga Mali i Zi, Rama tha se pas shumë prej pretendimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale qëndron ajo që ai e cilësoi si një “luftë hibride” kundër Shqipërisë, duke përmendur konkretisht narrativën sipas së cilës projekti lidhet me një marrëveshje të fshehtë për sjelljen e palestinezëve nga Gaza në vend.

“Sa i përket protestave për resortin, nuk ka kërkesa për t’u diskutuar sepse ende nuk ekziston një projekt i miratuar. Fillimisht duhet të kemi projektin, pastaj ta shohim dhe më pas ta diskutojmë. Nuk mund të diskutojmë për diçka që nuk ekziston, por që po paraqitet në rrjetet sociale përmes një lufte hibride kundër Shqipërisë dhe narrativave të rreme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se një nga teoritë që po qarkullon pretendon se projekti nuk është ai që prezantohet publikisht, por një marrëveshje mes tij, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Jared Kushner për të sjellë palestinezë në Shqipëri.

Rama tha se kjo narrativë po ushqehet edhe nga aktorë të huaj dhe përmendi Iranin si një nga burimet e dezinformimit.

“Regjimi iranian, i përfshirë prej kohësh në sulme kibernetike kundër vendit tonë, është pjesë e përpjekjeve për të përhapur narrativën se projekti synon sjelljen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri. Kjo narrativë ka marrë shumë vëmendje. Janë shpërndarë video të rreme me qindra mijëra shikime, ku pretendohet se shqiptarët brohorasin ‘Israel go home’. Këto janë të gjitha të rreme. Nuk ka asgjë të tillë në Shqipërinë reale”, deklaroi Rama.

Kryeministri këmbënguli se nuk ekziston ende një projekt i miratuar për t’u gjykuar nga publiku dhe se qëllimi i nismës është zhvillimi i një projekti turistik që, sipas tij, do të realizohet pa dëmtuar natyrën dhe me angazhimin e arkitektëve dhe ekspertëve më të njohur ndërkombëtarë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme