Politika 4 June 2026, 22:59 Nga VNA

Artur Shehu shfaqet në Opinon dhe jep variantin e tij për çështjen e pronave në Zvërnec. Më pëlqen Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj 

Ndaje në Whatsapp
Artur Shehu shfaqet në Opinon dhe jep variantin e tij për

Biznesmeni Artur Shehu foli në një intervistë për emisionin “Opinion” për çështjen e tokës së tij në Zvërnec. Shitja e tokës te investitorët është bllokuar nga SPAK, por Shehu tha se nuk kishte asnjë problem dhe prokuroria mund të hetojë.

“Unë jam një nga pronarët e tokës në Zvërnec. 460 hektarë janë të fisit tonë. Kemi me certifikatë pronësie rreth 253 hektarë. Prona jonë është e padiskutueshme. Do të vijë avokati im aty që t’ua shpjegojë. Është pronë e vjetër dhe jo e blerë.

SPAK-u ka punën e vet. Le ta verifikojë. Puna ime është që të sjell letrat dhe le të shohë letrat. Investitorët nuk i njoh fare. Kam ndërmjetës.

Takim në Aruba? Absolutisht jo. Kjo nuk ka lidhje me as ministra dhe as kryeministra. Është komplet Fake News.

Takim? Absolutisht jo. Avokatin e kam gati dhe le të flasë me SPAK.

Kam 29 vjet pa ardhur në Shqipëri. Kam azil politik në Amerikë.

Më pëlqen paneli që keni sot aty sidomos Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj që janë vlonjatë. Ju kam shumë xhan”, tha Shehu.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme