Politika 4 June 2026, 20:54 Nga VNA

Dita e pestë e protestës, mijëra qytetarë para Kryeministrisë: “Dorëheqja e qeverisë” kthehet në kërkesën kryesore

Ndaje në Whatsapp
Dita e pestë e protestës, mijëra qytetarë para

Dita e pestë e protestës kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë nisi me një mobilizim të madh qytetar. Mijëra protestues vërshuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u vendosur përballë Kryeministrisë në një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara deri tani.

Ndryshe nga ditët e para, kur fokusi kryesor ishte kundërshtimi i projektit në Zvërnec dhe mbrojtja e pasurive publike, protesta e së enjtes mori një karakter më të qartë politik. Thirrjet “Dorëheqje Rama” dhe “Revolucion” ishin sloganet mbizotëruese gjatë gjithë tubimit, ndërsa protestuesit artikuluan publikisht kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Në kontrast me ditët e para të protestës, kur flamengoja rozë ishte kthyer në një nga simbolet më të spikatura të tubimeve, në ditën e pestë vendin e saj e zunë flamujt kombëtarë. Bulevardi u mbush me flamuj kuqezi dhe simbole patriotike, ndërsa atmosfera e protestës mori një ngjyrim më të fortë kombëtarist, në përputhje edhe me sloganet dhe mesazhet që dominuan gjatë tubimit.

Gjatë protestës, një deklaratë e shpërndarë për gazetarët nga një grup i paidentifikuar organizatorësh dhe e lexuar në podium nga një aktivist, paraqiti pesë kërkesa që u cilësuan si të panegociueshme:

* Dorëheqjen e qeverisë;
* Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë;
* Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
* Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
* Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Në shesh ishin të pranishëm aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe mbështetës të partive opozitare. Megjithatë, protesta nuk u identifikua zyrtarisht me asnjë forcë të vetme politike.

Një prani e dukshme gjatë tubimit ishin grupet me flamuj patriotikë dhe autoktonë, të cilët kanë kthyer në figura simbolike Ismail Morinën-Ballistin dhe gazetarin Marin Mema. “Marin Mema kryeministër” ishte një nga parullat që u shfaqën gjatë protestës, ndërsa emri i gazetarit u brohorit nga grupe të ndryshme protestuesish.

Po ashtu, në protestë u vu re edhe prania e aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi dhe mesazhe nga tubimi. Mjaft persona të identifikuar me këtë lëvizje kanë treguar publikisht angazhimin e tyre në protestë, ndërsa sloganet patriotike dhe temat kombëtare zunë një vend të rëndësishëm në tubim.

Me hyrjen në ditën e pestë, protesta duket se po kalon nga një reagim kundër një projekti të caktuar në një lëvizje me kërkesa të drejtpërdrejta politike, ku dorëheqja e qeverisë është tashmë kërkesa kryesore dhe më e artikuluara nga protestuesit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme