Politika 5 June 2026, 16:55 Nga VNA

Rama takon banorët e Zvërnecit në të njëjtën orë kur do mbahet protesta e pestë në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

fgfgbbgf.jpg

Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e pestë radhazi kundër projektit të resortit në Zvërnec, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte në mbrëmje një takim me banorët e zonës.

Sipas informacioneve, takimi është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe do të mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Në të pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë Vlorë.

Bëhet me dije se diskutimet do të përqendrohen te çështjet që prekin komunitetin lokal, si dhe te shqetësimet dhe problematikat e ngritura nga banorët e Zvërnecit.

Ky takim zhvillohet në një moment kur kundërshtimet ndaj projektit të resortit në Zvërnec kanë marrë përmasa më të gjera, duke u shtrirë përtej zonës dhe duke u reflektuar përmes protestave të organizuara edhe në Tiranë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme