Politika 6 June 2026, 18:08 Nga VNA

Jorida Tabaku mbështet publikusht protestën që kërkon ndër të tjera dhe largimin e Ramës dhe Berishës

Ndaje në Whatsapp
Jorida Tabaku mbështet publikusht protestën që kërkon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook në ditën e shtatë të protestës kundër projektit të Zvërnecit, duke shprehur mbështetje për kërkesat e protestuesve.

Tabaku shkruan se Shqipëria sot është e përfshirë nga një revoltë e drejtë qytetare kundër një sistemi që, sipas saj, ka punuar për vite me radhë për pakicën në kurriz të shumicës. Ajo deklaron se Partia Demokratike mbështet shqetësimet e qytetarëve për mbrojtjen e pronës, pasurive kombëtare, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore.

Në statusin e saj, deputetja rikujton se PD ka kundërshtuar prej vitesh Ligjin e Investimeve Strategjike, ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe ato në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, ndërsa njofton se partia po përgatit padinë për ta dërguar Paketën e Maleve në Gjykatën Kushtetuese.

“Mbështesim kërkesat e protestës qytetare, përfshirë rishikimin dhe shfuqizimin e ligjeve që kanë mundësuar këto abuzime”, shkruan Tabaku.

Ajo thekson gjithashtu se çështja e Zvërnecit ka tërhequr vëmendjen edhe në nivelet më të larta të Bashkimit Europian, duke argumentuar se nuk bëhet fjalë për një projekt të izoluar, por për një model qeverisjeje që ngre pikëpyetje mbi shtetin e së drejtës, mbrojtjen e pronës dhe transparencën.

“Sot beteja nuk është vetëm për Zvërnecin. Është një betejë më e madhe kundër një sistemi që po u merr shqiptarëve pronën, mundësitë dhe besimin tek e ardhmja”, shprehet deputetja e PD-së në reagimin e saj në rrjetet sociale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme