Politika 6 June 2026, 15:39 Nga VNA

Nga ERTV te Peleshi TV? Këshilltari i Peleshit gjen miratim nga Tabaku dhe përgatit televizionin e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Nga ERTV te Peleshi TV? Këshilltari i Peleshit gjen miratim nga Tabaku dhe

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli, dhe Drejtoresha e Përgjithshme, Eni Vasili, raportuan dje në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, komision i cili drejtohet nga Jorida Tabaku.

Mes të tjerash, Hoxhalli në prezantimin e tij deklaroi se RTSH vijon të jetë nën presion financiar, duke folur për një deficit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

“Detyrimet që RTSH ka ndaj palëve të treta arritën në 374 milionë lekë. Analiza e strukturës së borxhit tregon një përqindje të lartë në kategorinë e të drejtave sportive me kosto të konsiderueshme, të cilat ishin planifikuar të mbuloheshin nga projeksione të paqëndrueshme të rritjes së tarifës”, tha Hoxhalli para deputetëve.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, tha se binte dakord me shqetësimet e ngritura nga drejtuesit e televizionit dhe i kërkoi Vasilit të sillte në Kuvend një propozim konkret për buxhet shtesë për dixhitalizimin e arkivës. Kujtojmë se ai buxhet duhet të miratohet nga Kuvendi, jo nga Tabaku. Por ky nuk ishte angazhimi i vetëm i Tabakut në emër të Kuvendit.

Nga mbledhja doli edhe lajmi më i ri mbi RTSH-në, i bërë publik nga vetë Tabaku, e cila njoftoi se Kuvendi po diskutonte nevojën për ndryshime ligjore, duke kërkuar një formulë të re për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues.

Kuvendi, që drejtohet nga Niko Peleshi dhe ka si këshilltar kreun e Këshillit Drejtues të RTSH-së, po punon për një formulë të re të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit drejtues.

Dhe, si duket, të gjithë kanë zgjedhur që këtë lajm ta shpallë Jorida Tabaku.

I njëjti kryetar i bordit të RTSH-së rezulton të jetë edhe këshilltar i Kryetarit të Kuvendit dhe, sipas informacioneve që qarkullojnë prej kohësh në korridoret e Kuvendit, është duke punuar edhe për projektin e televizionit të Kuvendit. Kjo do të thotë se i njëjti person që raporton për gjendjen e medias publike dhe dëgjon diskutimet për ndryshimin e formulës së bordit të RTSH-së, është njëkohësisht i angazhuar në ngritjen e një mediaje të re parlamentare.

Në fund mbetet një pyetje e thjeshtë: a ka vërtet nevojë publiku për një televizion të Kuvendit? Në një vend ku qytetarët dëgjojnë çdo ditë deklarata politike, konferenca, transmetime live dhe kanë ERTV a ka nevojë dhe hapësirë dhe për Peleshi TV?

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme