Politika 8 June 2026, 09:01 Nga VNA

Armela Krasniqit i mbaron mandati, Kuvendi hap garën për pasuesin. A do jetë Sonila Bejtja?

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp-Image-2025-10-31-at-10.12.06-AM.jpeg

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë sot garën për drejtuesin e ri të AMA-s. 

Siç ka mësuar VNA, do të jetë Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, i drejtuar nga Jorida Tabaku ai që, sot, në emër të Kuvendit, do të bëjë hapat e parë drejt zëvendësimit të kryetares aktuale të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi (Imeraj).

Gjatë mbledhjes së planifikuar në orën 11:30, komisioni do të marrë vendimin zyrtar për shpalljen e vakancës për pozicionin e Kryetarit të AMA-s. Ky hap sinjalizon përfundimin e mandatit të Krasniqit në krye të këtij institucioni rregullator dhe hap rrugën për garën e re ligjore për përzgjedhjen e pasardhësit të saj.

Nëpër korridore politike flitet se një nga emrat më të mundshëm mund të jetë gjyqtarja Sonila Bejtja, e cila edhe pse me lidhje të komplikuar e atë afërta deri në televizionin e familjes Berisha, vijon të votojë në Kushtetuese në favor të Ramës. 

Ajo pati ambicie për tu bërë Komisionere kundër Diskriminimit, por ëndrra e saj u doq, meqë sistemi i drejtësisë, vonoi zgjedhjen e gjyqtarit të ri kushtetues dhe asaj i duhet të presë pasardhësin. 
Muajt kanë kaluar e ngelet për tu parë nëse tani piqen kushtet për të gjitha palët. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme