Politika 8 June 2026, 16:14 Nga VNA

Irani i përgjigjet Ramës për akuzat mbi dezinformimin për Zvërnecin: Ndoshta edhe flamingot ishin agjentë iranianë

Ndaje në Whatsapp

gfgbfgbfgb.jpg

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje në një fushatë dezinformimi lidhur me debatin mbi projektin në Zvërnec.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe duke përdorur një ton ironik në reagimin e tij. “Irani? Ndoshta do të thonë se edhe flamingot ishin agjentë sekretë iranianë”, u shpreh ai.

Baghaei e konsideroi qëndrimin e qeverisë shqiptare si pjesë të një narrative të përsëritur, të cilën e lidhi me atë që ai e quajti përpjekje për të forcuar afrimin me Izraelin. Sipas tij, akuza të tilla shërbejnë për të shmangur debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe për të evituar llogaridhënien për çështje të brendshme.

Reagimi i Teheranit vjen pasi kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor të zhvilluar në Mal të Zi, deklaroi se pas disa narrativave të përhapura në rrjetet sociale lidhur me projektin në Zvërnec qëndrojnë aktorë të huaj, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë Iranin.

Deklaratat kanë rikthyer në vëmendje tensionet diplomatike mes dy vendeve, të cilat u përshkallëzuan pas vendimit të Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në vitin 2022, pas akuzave për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës shtetërore shqiptare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme