Politika 8 June 2026, 13:47 Nga VNA

Shkodra pret Ramën në Kala, por Beci "mbyll dyert" e komenteve në facebook

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-08 at 1.46.33 PM.jpeg

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar se të hënën në Shkodër do të zhvillohet një takim mes Kryeministrit dhe socialistëve të qytetit, në Kalanë e Rozafës. Sipas zotit Beci, qyteti po përjeton një "transformim dhe vëmendje të shtuar nga investimet". Por siç duket, transformimi i parë ka nisur nga liria e shprehjes në rrjetet sociale. Kryebashkiaku ka vendosur t'u bëjë "block" komenteve të qytetarëve poshtë postimit të tij.

"Të hënën, Shkodra pret Kryeministrin e Shqipërisë... në Kalanë e Rozafës do të zhvillohet një takim me socialistët e Shkodrës, për të folur për rrugën e nisur dhe sfidat që mbeten përpara”, shkruan Beci.

Pra, ndërsa kryebashkiaku flet për "sfidat që mbeten përpara", sfida e parë që dështoi ishte ajo e ballafaqimit me mendimet e vetë shkodranëve. Ndoshta zyra e marrëdhënieve me publikun në bashki ka menduar se Rozafa ka pasur mure të larta për t'u mbrojtur nga armiqtë, kështu që edhe Beci ka nevojë për një "mur digjital" për t'u mbrojtur nga... komentet e qytetarëve të tij.

111.PNG

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme