Politika 9 June 2026, 17:17 Nga VNA

Rama paralajmëron fundin e ligjit të shumëdebatuar për Investimet Strategjike: Po hartojmë një të ri me BE-në

Ndaje në Whatsapp

jmjhmjmjm.jpg

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare po punon me Bashkimin Evropian për hartimin e një ligji të ri për investimet, ndërsa ligji aktual për Investimet Strategjike pritet të dalë jashtë funksionit. Deklarata u bë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të mediave të huaja, të cilët e pyetën nëse ky ligj përbën një nga kushtet e vendosura nga BE-ja në kuadër të procesit të integrimit.

Rama u shpreh se ligji për Investimet Strategjike, megjithëse ka qenë objekt kritikash të vazhdueshme, nuk ka qenë asnjëherë i padrejtë dhe se ka shërbyer për të tërhequr investime që, sipas tij, nuk do të ishin realizuar ndryshe.

"Ligji për investimet strategjike nuk ka qenë kurrë i padrejtë. Do ta lëmë jashtë, sepse e ka përmbushur misionin e vet dhe nuk na duhet më. Nuk po luftojmë për ta mbajtur në fuqi. Ai na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur", tha Rama.

Sipas kryeministrit, Shqipëria ndodhet tashmë në një fazë tjetër, ku investitorët e mëdhenj po shfaqin interes për tregun shqiptar pa pasur nevojë për lehtësitë e parashikuara nga ligji ekzistues.

"Tani nuk na duhet më një ligj për investimet strategjike, sepse kapitali po hyn dhe investitorët e mëdhenj po vijnë. Ata nuk kërkojnë domosdoshmërisht lehtësira, por siguri dhe një status të mbrojtur", u shpreh ai.

Rama bëri të ditur se çështja është pjesë e kuadrit negociues me Bashkimin Evropian dhe se puna për legjislacionin e ri po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet evropiane.

Megjithatë, deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur debati mbi investimet strategjike mbetet i hapur. Kritikët kanë argumentuar se ky ligj ka krijuar hapësira për favorizimin e interesave private në dëm të konkurrencës së lirë dhe interesit publik, ndërsa qeveria ka këmbëngulur se ai ka qenë një instrument i domosdoshëm për të nxitur investimet në vend.

Mbetet për t'u parë se çfarë ndryshimesh konkrete do të sjellë ligji i ri për investimet dhe nëse ai do t'u japë përgjigje shqetësimeve të ngritura ndër vite për transparencën dhe barazinë në trajtimin e investitorëve.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme