Politika 9 June 2026, 14:52 Nga VNA

Alimehmeti: Protesta duhet të marrë drejtim politik për të realizuar kërkesat e saj

Ndaje në Whatsapp

dfvfdfdv.jpg

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi se protesta qytetare që po zhvillohet prej ditësh duhet të marrë një drejtim politik nëse synon të arrijë objektivat e saj.

Duke folur në A2 CNN, Alimehmeti vlerësoi protestën si një organizim qytetar me pjesëmarrje të gjerë dhe me standarde të larta qytetarie, ndërsa theksoi se kërkesat e saj gëzojnë mbështetje të gjerë.

“Po bëjnë një protestë jashtëzakonisht të bukur, me diferenca të qarta, mosha, qytetaria, rregullsia le të themi. Nuk mendoj që një protestë s’ka organizatorë, por s’i kemi publik. Kjo është gjëja më e parëndësishme në këtë moment”, u shpreh ai.

Sipas Alimehmetit, Shqipëria kishte nevojë për një “shkundje” të sistemit politik dhe të establishmentit të krijuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“Nevojitej një shkundje e gjithë sistemit politik, establishmentit të krijuar nga Rama. Ato 5 pikat që kanë kërkuar, mbështeten gjerësisht, qoftë nga opozita, por sidomos nga njerëzit”, tha ai.

Alimehmeti argumentoi se kërkesat e protestuesve janë në thelb politike dhe se shmangia e debatit politik nuk sjell zgjidhje.

“Çdo lloj proteste, lëvizje merr një drejtim politik. Pjesa ‘s’ka politik, s’ka politik’, s’i jep zgjidhje. Por kërkesat janë thellësisht politike dhe është e nevojshme hyrja në këtë lloj diskutimi”, deklaroi ai.

Duke theksuar se ka qenë personalisht i pranishëm në bulevard, Alimehmeti tha se i mbështet pesë kërkesat e protestuesve, ndërsa shtoi se brenda protestës veprojnë grupime të ndryshme politike dhe parapolitike, të cilat përtej objektivave të përbashkëta kanë edhe synimet e tyre specifike.

“Çdo qytetar duhet ta mbështesë si protestë. Kërkohet një fushë e pastër dhe garë e barabartë. Unë jam personalisht në bulevard dhe 5 kërkesat që ata kanë janë shumë të drejta dhe i mbështes. Brenda protestës ka 10-12 grupime të ndryshme, politike apo parapolitike. Secili jashtë 5 objektivave madhore ka edhe objektivat e veta”, u shpreh Alimehmeti.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme