Politika 9 June 2026, 20:37 Nga VNA

Protesta e 10-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqje dhe qeveri tranzitore

Ndaje në Whatsapp

bgfgbghgh.PNG

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot para Kryeministrisë në protestën e dhjetë qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tubimi nisi nga sheshi “Skënderbej” me thirrjet tashmë të përsëritura “Rama në burg, Berisha në burg”, për të vijuar më pas me marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme, ndërsa thirrjet kryesore gjatë protestës ishin “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Atdheu jemi ne”, “Poshtë kasta politike” dhe “Mos u përçani, poshtë patronazhistët”.

Para nisjes së marshimit, një nga organizatorët e protestës iu drejtua qytetarëve me një fjalim, ku bëri thirrje për unitet dhe për shmangien e çdo ndikimi nga struktura të partive politike. Ai deklaroi se protesta ka për qëllim adresimin e “halleve të qytetarëve” dhe kërkoi rrëzimin e sistemit aktual politik, krijimin e një qeverie teknike dhe dorëheqjen e ekzekutivit, duke lënë të hapur edhe idenë e një force të re opozitare.

Më pas, protesta u zhvendos para Kryeministrisë, ku qytetarë të ndryshëm morën fjalën dhe përsëritën kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe vijimin e tubimeve deri në përmbushjen e tyre.

Një prej protestueseve nga Rrjolli u ndal gjithashtu te situata në zonën e saj, duke deklaruar se banorët janë zgjuar me tokat e tyre të rrethuara me tela me gjemba. Sipas saj, ky veprim lidhet me përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga protesta.

“Ata e bëjnë këtë sepse duan që ne të fokusohemi aty dhe të humbasim vëmendjen nga ajo që na ka bashkuar, largimi i kësaj qeverie. Rrjolli do të shpëtojë kur të largohet kjo qeveri”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, një tjetër protestues propozoi shtimin e kërkesës për krijimin e një qeverie tranzitore, me argumentin se duhet garantuar një proces më i besueshëm dhe institucione më të forta për zgjedhjet e ardhshme.

Aktivisti Edmond Gjata deklaroi se është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një draft për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, ndryshimet synojnë krijimin e një sistemi zgjedhor që u jep më shumë hapësirë qytetarëve dhe jo partive politike.

Në protestë morën pjesë edhe figura publike, përfshirë regjisorin Hervin Çuli, ish-drejtor i Teatrit Kombëtar gjatë qeverisjes së socialistëve, si dhe një ish-mbështetës i qeverisë Rama. Gjithashtu dhe përfaqësues të opozitës, mes tyre edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari.

Protesta duket se nga kundërshtimi i projektit në zonën e Zvërnecit, po merr gjithnjë e më shumë karakter politik, me kërkesa që shtrihen përtej çështjes së investimeve dhe fokusohen në qeverisje, korrupsion dhe ndryshimin e elitës politike.

Tubimi u transmetua për të dytën ditë radhazi në media ndërkombëtare, përfshirë edhe Reuters. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme