Politika 9 June 2026, 20:55 Nga VNA

Lapaj jep receta: Protesta duhet të zhvillohet nën flamurin kombëtar, jo nën siglat e partive

Ndaje në Whatsapp
Lapaj jep receta: Protesta duhet të zhvillohet nën flamurin

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se protestat qytetare duhet të zhvillohen nën flamurin kombëtar dhe jo nën siglat e partive politike, pasi vetëm kështu mund të bashkohen qytetarët përtej bindjeve të tyre politike.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Lapaj tha se këtë thirrje e ka bërë prej muajsh, duke argumentuar se simbolika kombëtare është e vetmja që mund të krijojë një reagim të gjerë popullor.

“Nëse ju e mbani mend në transmetimet tuaja gjatë dhjetor-janar-shkurtit, kam bërë ekzaktësisht këtë thirrje, domethënë që duhet nën flamurin kombëtar pa sigla të spikatura të njërit apo të tjetrit, sepse kjo mund të krijojë të vetmen rrymë që mund t’i bashkojë të gjithë përrenjtë për të krijuar një lum të madh të reagimit popullor. Më e rëndësishme është Shqipëria në këtë fazë sesa shtëpia politike e njërit apo e tjetrit”, u shpreh Lapaj.

Sipas tij, pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestat e ditëve të fundit është rezultat i akumulimit të pakënaqësive ndër vite dhe reagim ndaj arrogancës së kryeministrit Edi Rama.

“Është ajo pika që mbush gotën. Çdo protestë, çdo reagim, çdo përballje është një kontribut që e kam bërë dimensione të ndryshme të shoqërisë pa i dhënë përparësi askujt, por nga ana tjetër pa relativizuar asnjë tjetër. Unë mendoj që qoftë dhe një reagim i çdo qytetari që është bërë gjatë këtyre viteve është një pikë që është hedhur në këtë gotën që po derdhet. Kështu që mendoj që e rëndësishme është që arritëm në këtë ditë, në ditën që qytetarët janë në shesh masivisht përballë arrogancës së Edi Ramës. Kjo është më e rëndësishmja”, deklaroi Lapaj.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme