Politika 10 June 2026, 13:59 Nga VNA

Berisha u përgjigjet protestuesve që thërrasin “Berisha në burg”: Janë klithma mjerane, trungu i protestës është rinor dhe qytetar

Ndaje në Whatsapp
Berisha u përgjigjet protestuesve që thërrasin “Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot ndaj thirrjeve të një pjese të protestuesve që prej ditësh dëgjohen në protestat para Kryeministrisë, ku në kor brohoritet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha minimizoi këto slogane, duke i cilësuar si “klithma mjerane” të asaj që ai e quajti “opozita e opozitës” dhe “vegla të qeverisë”, ndërsa theksoi se thelbi i protestës mbetet qytetar dhe rinor.

“Trungu i kësaj lëvizjeje madhështore është rinor, qytetar. Disa slogane të opozitës së opozitës, veglën e qeverisë, janë klithma mjerane. I shumëzoni me zero”, deklaroi Berisha.

Ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që t’i bashkohen protestës, por pa simbolet e partisë.

“Çdo demokrat dhe demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jona duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë. Duhet ta mbështesë kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë rinia, sepse është protestë qytetare, rinore”, u shpreh ai.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulme ndaj protestuesve dhe dënoi etiketimet që, sipas tij, u janë bërë pjesëmarrësve në protestë për shkak të sloganit “Shqipëria e shqiptarëve”.

Sipas kreut të PD-së, protesta ka kërkesa të drejta dhe legjitime, me në qendër largimin e Edi Ramës nga pushteti. Ai e cilësoi kryeministrin si përgjegjës për dëmtimin e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore në vend.

“Edi Rama është një armik i egër, është një barbar i mjedisit në Shqipëri dhe i trashëgimisë kulturore. Nuk ka patur Shqipëria një të tillë kurrë”, tha Berisha.

Kreu i opozitës u ndal edhe te ajo që e quajti “madhështia e trungut të protestës”, duke këmbëngulur se episodet apo sloganet kundër tij nuk duhet të zbehin mesazhin kryesor të lëvizjes.

“Askurrë gjethet nuk duhet të na pengojnë të shohim madhështinë e trungut. Trungu i kësaj lëvizjeje madhështore është rinor, qytetar”, deklaroi Berisha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme