Politika 10 June 2026, 12:13 Nga VNA

Protestat në Tiranë ndezin përplasjen Shqipëri-Iran, Rama i përgjigjet Teheranit: “Jeni shtet terrorist”

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Tiranë ndezin përplasjen Shqipëri-Iran, Rama i

Protestat e ditëve të fundit në Tiranë kundër projektit të investimit në Zvërnec kanë shkaktuar një përplasje të pazakontë diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit. Debati u ndez pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, publikoi në rrjetet sociale një video nga protesta, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shmang përgjegjësinë përballë zemërimit të qytetarëve shqiptarë.

Në reagimin e tij, Baqaei i kërkoi Ramës të dëgjojë thirrjet e protestuesve si “Jo korrupsionit”, “Duam drejtësi” dhe “Rama ik”, duke e akuzuar se po përdor Iranin si justifikim për kritikat që po përballet brenda vendit.

Kryeministri Rama reagoi menjëherë, duke deklaruar se “qeveria e ajatollahëve të Teheranit i është bashkuar zyrtarisht protestës”, ndërsa mbrojti të drejtën e qytetarëve për të protestuar në një sistem demokratik. Në një përgjigje të ashpër drejtuar Teheranit, Rama kujtoi sulmet kibernetike që Shqipëria ia atribuoi Iranit dhe që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një regjim që godet qytetarët e vet me censurë, frikësim dhe represion”, shkroi Rama, duke shtuar se protestat në Shqipëri janë shprehje e demokracisë dhe jo arsye për ndërhyrje nga një qeveri e huaj.

Përplasja kulmoi me cilësimin e Iranit nga ana e kryeministrit shqiptar si “një shtet terrorist sipas vetë përkufizimit”, duke e kthyer debatin për protestat në Tiranë në një çështje me jehonë ndërkombëtare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme