Politika 10 June 2026, 11:32 Nga VNA

Rama i përgjigjet Iranit: Regjimi juaj është shtet terrorist sipas vetë përkufizimit

Ndaje në Whatsapp
Rama i përgjigjet Iranit: Regjimi juaj është shtet terrorist

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një postimi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i cili publikoi pamje nga protesta për Zvërnecin dhe akuzoi kreun e qeverisë shqiptare se po shmang përgjegjësinë përballë kritikave të qytetarëve.

Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare. Ata janë të vëmendshëm ndaj gënjeshtrave. Nëse vendosni të shisni sovranitetin tuaj kombëtar, kjo është zgjedhja juaj. Nuk na detyroni për asnjë shpjegim. Por kur përballeni me zemërimin dhe kritikën e qytetarëve tuaj, ju lutem mos përdorni të tjerët si viktima të përshtatshme për të shmangur përgjegjësinë.

Në vend që të shkruani një broshurë të gjatë plot akuza të pabazuara ndaj Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj që thërret në rrugë: ‘Jo korrupsionit!’; ‘Duam drejtësi!’; ‘Rama ik!’”.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Rama deklaroi se “qeveria e ajatallohëve të Teheranit” i është bashkuar zyrtarisht protestës, duke ironizuar faktin se në postimin e zyrtarit iranian janë përdorur edhe sloganet e protestuesve në gjuhën shqipe.

Kreu i qeverisë theksoi se protesta mjedisore është shndërruar në një lëvizje politike për rrëzimin e qeverisë, ndërsa paralajmëroi se fushatat e dezinformimit mund të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe të largojnë investitorët e huaj.

Në replikën drejtuar Baqaei-t, Rama akuzoi Iranin për censurë, shtypje të opozitës dhe shkelje të të drejtave të njeriut, duke kujtuar edhe sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një qeveri, operativët e së cilës u kapën duke kryer sulme kibernetike kundër shërbimeve publike dhe institucioneve shqiptare”, shkroi Rama.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme