Politika 10 June 2026, 20:04 Nga VNA

Protesta e 11-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë Kuvend Kombëtar dhe vijojnë thirrjet kundër qeverisë

Ndaje në Whatsapp

dfvdffgbfgb.jpg

Në numra edhe më të mëdhenj, qytetarët u mblodhën sot për protestën e 11 radhazi kundër qeverisë dhe klasës politike.

Thirrjet ishin të njëjta, “Rama në burg, Berisha në burg”,  “Rama në burg, Belinda në burg”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Rama jep dorëheqjen”. Ndërsa nuk munguan as flamujt kombëtar, dhe pankartat që i ishin kushtuar edhe datës simbolike të 10 qershorit të Lidhjes së Prizrenit me mbishkrimet “Nga Çamëria në Mollë të Kuqe, jemi shqiptarë”,  “Prizren 1878 bën bashkë shqiptarët e 5 vilajeteve, Tiranë 2026 bënë bashkë shqiptarët e 5 kontinenteve”.

Tubimi nisi në Sheshin Skënderbej dhe vijoi me marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë të ndryshëm morën fjalën për të shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë dhe elitës politike.

Mes folësve ishte edhe një i ri, aktivist nga Dukati, që hodhi një propozim për të gjithë të pranishmit në shesh, mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar të të gjithë grupeve përfaqësuese të aktivistëve me qëllim vendosjen e piketave të përbashkëta në nismën dhe misionin e tyre. Ai tha se në këtë Kuvend nuk duhet të përfshihen partitë e vjetra por edhe të rejat që sipas tij duken sikur janë të reja.

 “Sistemi i ri nuk mund të nisë kuturu, le të thërrasim një Kuvend Kombëtar ku të gjitha forcat të shoqërisë shqiptare të bëhen bashkë në një tryezë të madhe me qindra njerëz dhe të ketë disa rregulla komunikimi për të marrë vendimet përkatëse. Na duhet patjetër një tryezë kombëtare, një Kuvend Kombëtar. Ju bëj thirrje të gjithëve që jeni në shesh, të mos e nënvlerësojmë këtë pikë ju lutem. Nëse jeni dakord ejani të ngremë një Kuvend Kombëtar gjithëpërfshirës, kutë jenë që të gjithë përveç partive të vjetra të sistemit të vjetër dhe përveç partive të reja që duken si të reja por nuk janë”.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, denoncoi nga podiumi i protestës se qeveria kishte nisur represionet, shantazhet, kërcënimet dhe arrestimet ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre. Ai solli në vëmendje rastin e tij, ku pas fjalimit të djeshëm në protestë, Policia i arrestoi të vëllanë, vetëm pse e kishte krahasuar kryeministrin Edi Rama me Çausheskun.

Në protestën e sotme ishin edhe përfaqsues të opozitës dhe demokratë që iu përgjigjën thirrjes së Berishës për të mbështetur qytetarët. Mes tyre ishin ish-deputetja e PD dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Andia Ulliri, ish-truproja i kreut të PD, Sali Lushaj dhe djali i tij, i njohur si Stresi dhe të rinj të FRPD. Ndërsa disa nga qytetarët po mbanin fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke thirrur “Berisha n’burg”, të rinjtë e FRPD kanë nisur të zhurmojnë. Një nga folëset, e cila po mbante fjalën me megafon, u ka bërë thirrje të rinjve të mos ndërhyjnë në thirrjet e tyre sepse protesta nuk është politike.

Revolta e qytetarëve ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, pasi prestigjiozja “Reuters” e ka transmetuar live për të tretën ditë radhazi protestën.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme