Politika 10 June 2026, 22:22 Nga VNA

Besart Xhaferri jep leksione për protestën, në vend që të marrë leksione si të organizojë të rinjtë demokratë kundër qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Besart Xhaferri jep leksione për protestën, në vend që

Teksa mijëra qytetarë protestojnë prej 11 ditësh në rrugët e Tiranës, kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, duket se ka zgjedhur rolin e analistit të protestës dhe jo të organizatorit të saj. Në një intervistë televizive, deputeti demokrat renditi katër kushtet që sipas tij do ta bënin protestën të suksesshme: ndryshime kushtetuese, kufizimin e mandateve, qeverinë teknike dhe një Kod të ri Zgjedhor.

Në teori, shumë prej këtyre propozimeve mund të jenë të diskutueshme ose të vlefshme. Por pyetja që lind është më e thjeshtë: ku ishte FRPD-ja në organizimin e kësaj vale protestash? Në vend që të shpjegojë se çfarë duhet të arrijë protesta, ndoshta drejtuesi i të rinjve demokratë duhet të shpjegojë pse organizata që drejton nuk ka qenë në gjendje të udhëheqë një mobilizim të tillë kundër qeverisë gjatë viteve të fundit.

Ironia është se shumë nga temat që sot artikulohen në shesh – kundër oligarkisë, kundër investitorëve strategjikë, kundër kapjes së shtetit dhe për një Shqipëri më demokratike – janë kauza që një forum rinor opozitar duhej t’i kishte ngritur prej kohësh. Në vend të kësaj, revolta po zhvillohet kryesisht jashtë strukturave tradicionale politike.

Ndoshta, përpara se t’u japë protestuesve recetën e suksesit, Besart Xhaferri duhet të marrë disa leksione nga vetë qytetarët që prej ditësh janë në rrugë pa logot e partive, por me një gjë që partitë duket se e kanë humbur: aftësinë për të mobilizuar njerëzit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme