Politika 10 June 2026, 22:25 Nga VNA

PS minimizon protestat, Ilva Gjuzi: Kanë humbur fokusin dhe po dëmtojnë turizmin

Ndaje në Whatsapp
PS minimizon protestat, Ilva Gjuzi: Kanë humbur fokusin dhe po

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, ka komentuar protestat që prej 11 ditësh po zhvillohen në Tiranë dhe në Zvërnec, duke deklaruar se ato kanë humbur fokusin fillestar dhe nuk po artikulojnë më një narrativë të qartë.

Sipas saj, protestat nisën si reagim ndaj projektit të investimit në Zvërnec, por më pas u shndërruan në një lëvizje me kërkesa të ndryshme politike, çka sipas saj ka krijuar paqartësi mbi qëllimet e tyre.

“Është një grup aspak homogjen, është një grup shumë i përzier, por ne jemi për t’i dëgjuar. Protesta është një mjet legjitim demokratik, por përgjegjësia jonë është të dëgjojmë dhe të krijojmë hapësirë për dialog”, u shpreh deputetja socialiste.

Gjuzi tha se fillimisht i kishte ndjekur protestat me interes për shkak të debatit mbi zhvillimin e zonës së Zvërnecit, por shtoi se me kalimin e ditëve ato kanë ndryshuar drejtim.

“Nuk po artikulohet një narrativë shumë e qartë. Mendoj se fokusi fillestar ka qenë zhvillimi i atij investimi në zonën e Zvërnecit, ndërsa më pas janë shtuar tema të tjera”, tha ajo.

Deputetja socialiste ngriti edhe shqetësimin për ndikimin që protestat mund të kenë mbi sektorin e turizmit, duke argumentuar se zhvillimi i tyre në kulmin e sezonit veror nuk është momenti më i përshtatshëm për ekonominë e vendit.

Sipas saj, debati për investimin duhet të vazhdojë, por mbi bazën e fakteve dhe propozimeve konkrete për përmirësimin e projektit.

E pyetur nëse ekziston një udhëzim nga qeveria për të sulmuar influencerët apo figurat publike që mbështesin protestat, Gjuzi e mohoi një gjë të tillë.

“Nëse ka, të ma tregojnë dhe mua, se deri tani nuk e kam dëgjuar”, deklaroi deputetja socialiste.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme