Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se pas më shumë se pesë vitesh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin statusin “non grata”.
Lajmi u konfirmua nga vetë Berisha, i cili mbërriti në seancën plenare të Kuvendit dhe u prit me duartrokitje nga deputetët e opozitës. Ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ai dha një koment të shkurtër nga foltorja.
“Unë erdha, u krye”, tha Berisha.






















