Politika 11 June 2026, 10:46 Nga VNA

Përplasje në Kuvend për protestat/ “Fjalim flamingo nga Temu”

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në Kuvend për protestat/ “Fjalim flamingo nga

Protestat që po zhvillohen në Tiranë dhe në qytete të tjera u bënë pjesë e debatit në seancën plenare të së enjtes, ku nuk munguan akuzat dhe ironitë mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qytetarët po kërkojnë largimin e kryeministrit dhe ngritjen e një qeverie tranzitore.

“Ky Kuvend nuk mund të jetë i ndarë nga realiteti i qytetarëve në shesh. Keni lënë pa datë projektligjin për shfuqizimin e zonave të mbrojtura, një nga kërkesat e protestuesve. Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore”, u shpreh Zhupa.

Ajo reagoi gjithashtu për protestat që po mbahen në Tiranë dhe në diasporë, duke u bërë thirrje deputetëve të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

“Ky ishte fiks një fjalim flamingo nga Temu. Ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo. Bëni zhurmë sa të doni, shkoni edhe në protestë po deshët”, tha Balla.

Ai theksoi se mazhoranca do të rrëzojë katër projektligjet e propozuara nga opozita dhe mbrojti projektin e investimit në Zvërnec, duke deklaruar se “Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë” dhe se projekti do të vijojë.

Balla përplasjet i vijoi me deputetin Shehaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehaj deklaroi se protestat e zhvilluara së fundmi tregojnë se qytetarët nuk e duan më qeverinë, duke kërkuar shpërndarjen e Parlamentit. Ai akuzoi mazhorancën për tallje me protestuesit dhe përdori tone të ashpra ndaj Ballës.

“Ky parlament duhet të shkrihet sa më shpejt, nuk ju duan më njerëzit”, u shpreh Shehaj, ndërsa iu drejtua Ballës me fjalët: “Ki kujdes mos kalo afër koshit të plehrave”.

Balla iu përgjigj menjëherë, duke e akuzuar Shehajn për vjedhje të të dhënave personale dhe duke deklaruar se ai është i dënuar dhe nën hetim. Socialisti tha se Shehaj nuk është i shqetësuar për protestat, por për çështje pronësie që lidhen me familjarët e tij.

“Ti je një hajdut. Je hajdut të dhënash personale, je i dënuar, je nën hetim”, deklaroi Balla nga salla e Kuvendit.

Nga ana e tij, Shehaj hodhi poshtë akuzat, duke sqaruar se familja e tij jeton jashtë Shqipërisë prej vitit 1991 dhe se nuk ka përfituar prona.

“Familja ime jeton jashtë prej ’91. Ne nuk kemi marrë asnjë metër katror nga çfarë na takonte, por je një shpifës ordiner”, iu përgjigj ai Ballës.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme