Politika 11 June 2026, 13:28 Nga VNA

Kur Ulsi dirigjon dhe PD këndon refrenin e gabuar

Ndaje në Whatsapp
Kur Ulsi dirigjon dhe PD këndon refrenin e gabuar

Seanca parlamentare u shoqërua me tensione dhe thirrje nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët përsëritën në sallën e Kuvendit sloganin “Rama, jep dorëheqjen”, të njëjtin refren që është dëgjuar edhe në protestat e fundit qytetare.

Ironikisht, debati u zhvillua ndërsa fjalën e kishte Ulsi Manja, i cili deklaroi se Edi Rama nuk do të largohet dhe se do të mbetet kryeministër deri në vitin 2029, kur pritet të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Por si Manja, ashtu edhe deputetët e PD-së, duket se ende nuk e kanë kuptuar mesazhin kryesor të protestës. Ajo nuk është thjesht kundër Edi Ramës. Ajo është një protestë kundër mënyrës se si është bërë politika në Shqipëri për dekada me radhë, kundër një klase politike që qytetarët e shohin si pjesë të të njëjtit problem.

Në shesh nuk dëgjohet vetëm “Rama në burg”. Dëgjohet po aq fort edhe “Berisha në burg”. Ky është refreni që po injorojnë si mazhoranca ashtu edhe opozita.

Sa për deputetët demokratë, ndoshta do të ishte më e ndershme të shkonin në shesh dhe të dëgjonin çfarë po thonë protestuesit, sesa të shfaqen aty si ekskursionistë politikë. Sepse kori që po dëgjohet prej ditësh nuk këndon vetëm kundër qeverisë. Ai këndon kundër të gjithë atyre që qytetarët i konsiderojnë përgjegjës për gjendjen ku ndodhet vendi.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme