Kronika 13 June 2026, 13:06 Nga VNA

Banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, rrëzojnë gardhin dhe përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp

4444.jpg

Banorët e zonës së Baks-Rrjollit, në Velipojë, kanë dalë sërish këtë të shtunë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e resortit turistik të biznesmenit Bashkim Ulaj në vijën bregdetare.

Të mbledhur pranë kantierit, protestuesit kanë hequr gardhin metalik dhe telat me gjemba me të cilët ishte rrethuar trualli ku po zhvillohet projekti. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët kanë arritur të rrëzojnë gardhin në disa anë të perimetrit dhe të futen në brendësi të kantierit.

111.jpg

 

banore

Gjatë protestës nuk kanë munguar tensionet me forcat e policisë, të cilat kanë tentuar të ndalojnë banorët që kërkonin të hiqnin rrethimin. Në disa momente janë shënuar shtyrje dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa situata është bërë e tensionuar edhe brenda zonës së ndërtimit.

ok

Banorët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë vijimin e punimeve, duke këmbëngulur se trualli ku po ndërtohet resorti është pronë e tyre dhe se do të vijojnë rezistencën deri në zgjidhjen e çështjes.

ffsesefdr.jpg

Prej afro një viti, banorët e Rrjollit kanë ngritur akuza se dokumentacioni i pronësisë është tjetërsuar në mënyrë të paligjshme. Sipas tyre, një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka ndryshuar certifikatat e pronësisë, duke ia kaluar më pas truallin investitorit që po zhvillon projektin turistik në bregdetin e Velipojës.

Situata u tensionua edhe më tej në janar të këtij viti, kur firma ndërtuese nisi punimet për sistemimin e terrenit me mjete të rënda. Që prej asaj kohe, banorët kanë organizuar protesta të vazhdueshme, duke kërkuar pezullimin e punimeve dhe verifikimin e ligjshmërisë së pronës.

Sipas banorëve, çështja ndodhet në ndjekje nga Prokuroria e Shkodrës, megjithatë ata pretendojnë se ndërhyrjet në terren kanë vijuar pavarësisht hetimeve në zhvillim.

kljjkk.jpg 

lëkll.jpg

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme