Kronika 12 June 2026, 13:20 Nga VNA

35 vjetori i PS, ja rrugët që do të bllokohen

Ndaje në Whatsapp
35 vjetori i PS, ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen dhe mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, masat janë marrë në kuadër të zhvillimit paralel të një tubimi qytetar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe një aktiviteti të organizuar nga Partia Socialiste në sheshin “Italia”.

Për këtë arsye, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranës.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Hasim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, si dhe në rrugën “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës u bën apel qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon të përdorin akset alternative të lëvizjes, si dhe të respektojnë udhëzimet e efektivëve të Policisë që do të jenë të angazhuar në terren.


Protesta e paralajmëruar nga qytetarët dhe aktiviteti politik i Partisë Socialiste pritet të zhvillohen në të njëjtën kohë, duke bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë dhe të menaxhimit të trafikut në zonat qendrore të kryeqytetit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme