Kronika 12 June 2026, 09:54 Nga VNA

Operacion i madh i SPAK: Në pranga Orest Sota, shpallen në kërkim Ilir Shtufi, Edmond Jaupaj arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp
Operacion i madh i SPAK: Në pranga Orest Sota, shpallen në kërkim

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar këtë të premte një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar, duke ekzekutuar 20 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet lidhen me veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se ka trafikuar sasi të konsiderueshme droge dhe ka qarkulluar të ardhura me burim të paligjshëm.

Gjatë operacionit është arrestuar shtetasi Orest Sota, ndërsa tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Artur Shehun, Ilir Shtufin dhe Edmond Jaupaj me arrest shtëpie

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin detaje të mëtejshme mbi rezultatet e aksionit dhe rolin e personave të përfshirë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme