Kronika 10 June 2026, 16:22 Nga VNA

Banorët e Baks-Rrjollit paralajmërojnë protestë kombëtare: Tela me gjemba rrethojnë edhe dinjitetin tonë

Ndaje në Whatsapp

vfvfvdfvd.webp

Gardhi me tela me gjemba, i cili është kthyer në simbol të revoltës popullore që prej 11 ditësh po shoqërohet me protesta dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, duket se është vendosur edhe në zonën e Rrjollit në Velipojë.

Banorët e zonës kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste kombëtare ditën e shtunë, pas muajsh tubimesh dhe kundërshtimesh nga qytetarët që pretendojnë pronësinë mbi këto toka. Në reagimet e tyre në rrjetet sociale, banorët e Baks-Rrjollit shprehen se gardhi me tela me gjemba nuk rrethon thjesht një sipërfaqe toke që ata e konsiderojnë të tjetërsuar, por simbolizon edhe dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur.

Protestuesit kanë vendosur ta zhvendosin kauzën e tyre nga Velipoja drejt Tiranës, duke iu bashkuar tubimit masiv që prej më shumë se dhjetë ditësh po zhvillohet në kryeqytet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme