Kronika 10 June 2026, 13:18 Nga VNA

Zhdukja e Eglant Koçit, kamerat fundosin Shakajn:Dyshohet se futi trupin në një çantë të zezë

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e Eglant Koçit, kamerat fundosin Shakajn:Dyshohet se futi trupin

Detaje tronditëse dalin në dritë nga zhdukja e Eglant Kocit, 34 vjeçarit me 4 qershor në Tiranë. Miku i tij, Armand Shakaj i kërkoi Kocit të shkonte për t’a takuar. Ai ishte duke udhëtuar me motor në zonën e sheshit Ëillson dhe menjëherë u nis për në vendin e punës së Shakajt, në afërsi të shkollës Ismail Qemali përballë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Se çfarë u diskutua mes tyre, ndoshta nuk ka për t’u mësuar kurrë, por policia ka dyshime të forta se Shakaj e ka vrarë Englantin dhe më pas ka thurur planin për të zhdukur trupin. 

Sipas dëshmisë në Gjykatën e Tiranës të Enea Zyferit, i cili u la nën masën e sigurisë “arrest me burg” për përkrahje të autorit të krimit, Shakaj i kërkoi të fikte dritat. 

“Unë punoj si kamarier në lokalin e Armand Shakaj. E kam parë Eglantin kur u ngjit, por nuk di nëse doli më vonë apo jo. Armandi më kërkoi të fikja dritat. Ma tha që do të nxirrte një frigorifer”, dëshmoi ai, teksa u përpoq të shfajësohej para gjykatës, se nuk kishte asnjë lidhje me mbajtjen peng dhe zhdukjen e Koçit. 

Nga hetimet ka rezultuar se Shakaj shfaqet duke futur në makinë një si cantë të zezë, brenda të cilës hetuesit dyshojnë se është trupi i 34-vjecarit, pasi kamerat kanë regjistruar pavarësisht se ishte hequr energjia. Ai dyshohet t’a ketë zhdukur trupin në një zonë të thellë në Librazhd. Për të zhdukur gjurmët, ai i ka kërkuar Zyferit të lajë makinën. 

Automjeti është gjetur nga policia në një lavazh në fund të Bulevardit të Ri dhe brenda tij janë zbuluar gjurmë gjaku. 

Shakaj, që tashmë është në kërkim, ka larguar dhe motorrin duke e lënë në zonën e 5 majit. Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij. 

Ai dyshohet të jetë mbajtur peng dhe vrarë për përplasjen për portofolet e kriptomonedhave.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme