Kronika 10 June 2026, 10:52 Nga VNA

Apeli i Posaçëm lë në burg vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posaçëm lë në burg vëllezërit Artur dhe

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e vëllezërve Artur e Klevis Hoxhosmani për zëvendësim të masës së sigurisë.


Të dy do të vijojnë të qëndrojnë në arrest me burg. Vëllezërit Hoxhosmani akuzohen si pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë.

Vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani u arrestuan në kuadër të një operacioni të SPAK, të mbështetur në komunikime të zbërthyera nga platformat Sky ECC. 

Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve” dhe “pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, në lidhje me një rrjet që dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme