Kronika 10 June 2026, 09:03 Nga VNA

Operacion policor në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim për trafik armësh dhe eksplozivësh

Ndaje në Whatsapp

Një aksion që u zhvillua mëngjesin e sotëm shkatërroi  një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion, në Tiranë.

Në pranga përfunduan 4 persona dhe u  shpallen në kërkim 2 të tjerë, ndërëaa u sekuestruan 7 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Policia njoftoi gjithashtu se gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv
goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

Në vijim këtij hetimi, si dhe në kuadër të operacionit “Rrjeti”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan urdhrat e Prokurorisë së Tiranës, për ndalimin e shtetasve M. V., 35 vjeç, E. M., 25 vjeç, F. Z., 29 vjeç dhe K. B., 32 vjeç.
Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit K. V., 21 vjeç dhe B. A., 28 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se 6 shtetasit e identifikuar gjatë operacionit “Rrjeti”, së bashku me shtetasit e arrestuar më parë, D. J., F. Gj., U. M., L. M. dhe K. M., të organizuar si grup, kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.
6 shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, i cili vijon për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në grup, si dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.

WhatsApp Image 2026-06-10 at 4.11.13 PM.jpeg WhatsApp Image 2026-06-10 at 4.11.14 PM.jpeg WhatsApp Image 2026-06-10 at 4.11.14 PM (1).jpeg  WhatsApp Image 2026-06-10 at 4.11.14 PM (2).jpeg  WhatsApp Image 2026-06-10 at 4.11.14 PM (3).jpegWhatsApp Image 2026-06-10 at 4.11.14 PM (4).jpeg

 

 

 

 

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme