Kronika 9 June 2026, 13:19 Nga VNA

Zhdukja e Eglant Kocit, arrestohet një i dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e Eglant Kocit, arrestohet një i dyshuar

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është arrestuar një i dyshuar lidhur me rastin e zhdukjes pa gjurmë të Eglant Kocit, më 4 qershor në Tiranë.

Burimet konfirmojnë se Enea Zyferi dyshohet për përkrahje të autorit të krimit, pasi ka pasur kontakte me personin që dyshohet se ka zhdukur Kocin. Nga hetimet rezulton se Eglant Koci u zhduk pa gjurmë te Sheshi Wilson në Tiranë dhe pak ditë më vonë, në zonën e 5 Majit, u gjet motori i tij.

Prokuroria po heton për momentin për akuzën e rrëmbimit të personit, pasi pavarësisht kërkimeve, deri në këto momente ai nuk është gjendur.

Koci punonte si postier midis disa pikave të këmbimit valutor për kriptomonedhat dhe ky dyshohet të jetë edhe motivi i rrëmbimit të tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme