Kronika 8 June 2026, 15:13 Nga VNA

Vrasja në Kamëz/ Policia apel qytetarëve: Llani i rrezikshëm, 10 mijë euro shpërblim kush informon

Ndaje në Whatsapp

33333.PNG

Policia e Tiranës ka lëshuar një apel urgjent për kapjen e Sadik Llanit, autorit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kamëz. Për shkak se i dyshuari është i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë, qytetarëve u kërkohet kujdes i shtuar. Për lokalizimin e tij janë angazhuar forcat RENEA dhe struktura të shumta operacionale.

Autoritetet ofrojnë një shpërblim prej 10,000 eurosh për çdo informacion të saktë që çon në prosjen e autorit. Qytetarët udhëzohen të njoftojnë menjëherë në numrin 0694105735 ose 112 nëse e pikasin atë. Policia garanton anonimatin e plotë për të gjithë personat që do të ndihmojnë në këtë operacion.

Njoftimi i Policisë:

Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

WhatsApp Image 2026-06-08 at 3.07.38 PM.jpeg

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme