Kronika 7 June 2026, 14:08 Nga VNA

Gjykata e Korçës lë në burg vrasësin e policit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Korçës lë në burg vrasësin e policit

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit V.B., i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjen e një efektivi tjetër.

Seanca gjyqësore u zhvillua në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku i dyshuari ndodhet i shtruar, pasi mbeti i plagosur nga efektivët e policisë pas ngjarjes.

Vendimi i gjykatës:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë ndaj personit nën hetim V.B., i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në ambiente publike, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit, vepra të parashikuara nga nenet 79/b, 79/b-22, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.
Caktimin ndaj personit nën hetim V.B. të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Ngarkimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve, afat që nis nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
Vendimi u shpall nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, sot, më 7 qershor 2026.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme