Kronika 6 June 2026, 14:13 Nga VNA

E raportuan si vdekje natyrale, zbardhet krimi në Kurbin: 57-vjeçarja dyshohet se vrau nënën e saj

Ndaje në Whatsapp

vfdvfvd.jpg

Një ngjarje e rëndë kriminale, e ndodhur disa muaj më parë në fshatin Fushë Mamurras të Kurbinit, është zbardhur nga Policia e Lezhës, e cila ka vënë në pranga një 57-vjeçare, e dyshuar për vrasjen e nënës së saj 85-vjeçare.

Sipas të dhënave, shtetasja me iniciale D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën më 30 prill 2026 si pasojë e plagëve të shkaktuara me mjet prerës. Fillimisht, rasti ishte regjistruar si vdekje natyrale dhe ngjarja nuk ishte referuar pranë organeve ligjzbatuese.

Nga veprimet hetimore të kryera më pas ka rezultuar se autore e dyshuar e krimit është vajza e viktimës, shtetasja Violeta Shpani, 57 vjeçe, e cila bashkëjetonte me të ndjerën. Sipas Policisë, 57-vjeçarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë bërë ndalimin e saj për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare".

Gjatë hetimeve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjeti prerës, i dyshuar se është përdorur në kryerjen e krimit, si dhe prova të tjera që pritet të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Po ashtu, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. Ll., me detyrë mjeke, e dyshuar për veprën penale "Shpërdorim detyre". Sipas Policisë, ajo dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar rastin si vdekje natyrale, pa njoftuar organet kompetente.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme