Kronika 5 June 2026, 14:58 Nga VNA

I dha vilë rryshfet Belinda Balluku, biznesmeni Carapuli nën hetim për pastrim parash

Ndaje në Whatsapp

ffggb.jpg

Biznesmeni Pandeli Carapuli, i cili dyshohet se i dha ryshfet Belinda Ballukut një vilë luksoze në fshatin Gjilekë, Dhërmi, po hetohet për veprën penale të “pastrimit të parave”. Këtë të premte, biznesmeni Carapuli u paraqit në SPAK në praninë e avokatit të tij, ku iu komunikua fakti se është nën hetim.

Vila luksoze dyshohet se iu dha Ballukut, pasi kjo e fundit favorizoi dhe ushqeu me tendera kompaninë e tij Eurocol kur drejtonte Albcontrol. Vila është sekuestruar nga SPAK, ndërsa biznesmeni tashmë është zyrtarisht nën hetim.

Nga ana tjetër, për ish-zv.kryeministren Balluku janë ashpërsuar akuzat nga shkelje e barazisë në tendera; ajo po hetohet për korrupsion e pastrim parash, kryer në bashkëpunim. Nën hetim janë vënë dhe shumë vartës dhe ish-vartës të saj, si dhe ish-futbollisti i njohur Igli Tare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme