Kronika 4 June 2026, 17:00 Nga VNA

GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon për përfshirje në grup kriminal

Ndaje në Whatsapp

gbfgfgb.jpg

GJKKO ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg shtetasin Erio Zejno, i akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, Erio Zejno u shpall fajtor për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” si dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Fillimisht, Gjykata e kishte dënuar atë me 11 vite burg në total, por për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, i pandehuri ka përfituar uljen e një të tretës së dënimit. Si rrjedhojë, dënimi përfundimtar është caktuar në 7 vite e 4 muaj burg.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Erio Zejno akuzohej se kishte siguruar kushte dhe mjete për organizimin e një atentati ndaj dy personave, Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullajt.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme