Kronika 4 June 2026, 21:40 Nga VNA

“U nisën shtatë forca të policisë, autori mjaft i rrezikshëm!”/ Lala tregon operacionin ku u vra efektivi i “Shqiponjave”

Ndaje në Whatsapp
“U nisën shtatë forca të policisë, autori mjaft i

Sot në mëngjes një ngjarje e rëndë tronditi Maliqin, ku një i shumëkërkuar vrau një efektiv të Shqiponjave, Enea Mekolli dhe plagosi një tjetër, Edison Adrin.

Gazetarja Klodiana Lala, duke dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë u shpreh se ky ishte një aksion ndaj një personi me rrezikshmëri shumë të lartë dhe duhej organizuar në mënyrë të posaçme.  Violand Braccellari është autori i dyshuar. Forcat Shqiponja, një patrullë, janë nisur në Maliq ku kishin informacion se në një nga banesat, ose stanet, fshihej Violand Braccellari, i dënuar me 10 vite për prodhim dhe shitje narkotikësh. Forcat Shqiponjat janë nisur.

Enea Mekolli është efektivi i vrarë, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur. Po kështu është plagosur edhe autori i ngjarjes.
Kishin dështuar disa herë forcat RENEA për ta vënë në pranga, për faktin se është ish ushtarak he ka njohuri për t’i shpëtuar forcave. Automjetet e policisë me 7 forca kanë shkaur në zonën ku fshihej. Kur forcat e policisë kanë menduar se e kanë rrethuar, ai ka qëlluar me kallashnikov drejt tyre.

Ngjarja është shumë e rëndë, tregon se forcat e policisë do të duhet të kenë tjetër qasje për mënyrën se si organizojnë aksionet për kapjen e personave të shumëkërkuar.

Nuk dimë nëse ka patur plan të posaçëm operacional, përse nuk ka patur RENEA, që janë më të përgatitur dhe te specializuar kur ka eksponentë me rrezikshmëri të lartë. Në rastin konkret, është anashkaluar rrezikshmëria që paraqiste ky ish ushtarak. Për shkak të aftësive si ish ushtarak dhe njohjes së zonës, duheshin forcat e tjera operacionale ose RENEA.

Mendoj se duhet të ketë një hetim të thelluar për të sqaruar këtë ngjarje. Pati deklaratë nga zoti Hita, tha se policia e shtetit nuk ka patur dijeni për operacionin. Nëse drejtoria e policisë së korcës nuk ka lajmëruar eprorët në policinë e shtetit, për aksionin e kapjes së këtij personi të rrezikshëm, minimalisht ka shpërdorim detyre. Kemi një dëshmor të rënë në krye të detyrës"- tha Lala.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme