Kronika 4 June 2026, 21:32 Nga VNA

Klodiana Lala: Hetimet për Ballukun që nga koha e Albcontroll

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala: Hetimet për Ballukun që nga koha e Albcontroll

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për hetimet e reja ndaj Belinda Ballukut dhe vilën që SPAK pretendon se është e saj. Lala tha se hetimet për Ballukun janë shtrirë që prej kohës kur ajo drejtonte Albcontroll.

 


Klodiana Lala: Ka patur reagim zyrtar nga SPAK. Ka shtrirë hetimet mbi zonjën Balluku edhe kur ishte drejtoreshë e Albcontrol, para se të vinte si deputete dhe ministre apo zv kryemnistri. Bëhet fjalë për një tender, që në bashkëpunim me zotin Berberi që punonte në Albcontrol, kanë favorizuar kompaninë Eurocol të Carapulit dhe ky favorizim ka ardhur jo vetëm për dokumentacionin por shtrimin dhe zbatimin e kontratës. Zonja Balluku dyshohet se ka marrë si rryshfet një vilë në Dhërmi. Kontrata nuk rezulton të jetë lidhur mes Ballukut dhe kompanisë, por ish futbollistit Igli Tare dhe kompanisë Eurocol. Prokuroria pretendon se është në zotërim indirekt nga Balluku. Tare pretendon se ka pasuri të deklaruar në disa miliona euro dhe ka mundësi financiare për ta patur vilën dhe ka dokumentacionin. Duhet të presim zbardhjen e vendimit për të kuptuar cfarë SPAK ka në dorë. Ndërkohë Balluku po hetohet për dy vepra të tjera, korrupsion pasiv dhe për pastrim parash. Pozita e zonjës Balluku është rënduar ndjeshëm dhe kjo e vë në raport tjetër me drejtësinë. SPAK thotë se çështja po vijon. Balluku është zyrtarisht person nën hetim për këto akuza’ është shprehur Lala.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme