Kronika 5 June 2026, 11:53 Nga VNA

Gjykata e Posaçme: Rrëzohet kërkesa për transmetim live të procesit ndaj Metës dhe Kryemadhit, lejohen mediat pa regjistrim

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme: Rrëzohet kërkesa për transmetim live

Gjykata e Posaçme vendosi të mos lejojë transmetimin live të procesit penal ndaj Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Vendimi i Gjykatës

“Prania e kamerave nuk parashikohet në legjislacion. Proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në spektakle apo show mediatike, por duhet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të garantuar. Prania e kamerave ndikon në cilësinë e gjykimit dhe shqyrtimit gjyqësor.”

Gjykata rrëzoi kërkesën për transmetimin live të procesit, duke lejuar vetëm praninë e përfaqësuesve të mediave dhe duke ndaluar çdo lloj regjistrimi.

Në nisje të seancës, avokati i Metës paraqiti një kërkesë paraprake:

“Kam një kërkesë paraprake. Kam bërë një kërkesë një javë më parë përsa i përket kafazit të xhamtë. Ua kam dërguar ambasadave, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ndërkohë Avokatit të Popullit nuk ia kam bërë, sepse është kot.”

Në këtë moment ndërhyri gjykata, duke i tërhequr vëmendjen:

“Konventën Europiane ju e përdorni kur ju duhet.”

Më pas, Ilir Meta kërkoi rishikimin e vendimit për transmetimin live të procesit.

Ilir Meta: “Dua t’ju kërkoj ta shikoni edhe një herë çështjen e transmetimit. Ashtu sikurse ne kemi argumentet tona sa i takon Konventës Europiane për këtë çështje. Ne i jemi referuar shteteve ku media është e pavarur. Raporti i OSBE ODIHR tregon se media është 90% e varur dhe e kontrolluar nga qeveria. Nuk shoh asnjë arsye pse ky proces të mos jepet live.

Ju vërtet thoni që raportimin e marrim nga gazetarët e nderuar këtu, por përderisa media është e kontrolluar, populli nuk do të ketë mundësinë të shohë të vërtetën.

Këtë çështje nuk e kërkoj për veten time për shkak të funksioneve që kam mbajtur, por e kërkoj për të gjithë të pandehurit.

Edhe si President, edhe si Kryeministër ua kërkoj.

Përsa i përket çështjes së kafazit, nuk më intereson shumë, është në dorën tuaj. Por, në ndryshim nga avokati, unë nuk e kërkoj për veten time për shkak të funksioneve që kam mbajtur. Transmetimin e kërkoj për shkak të funksioneve që kam ushtruar, të dytën jo.”

 



Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme