Kronika 5 June 2026, 10:37 Nga VNA

Detaje të reja nga tragjedia në Lozhan: Çobani denoncoi Braçellarin një natë para aksionit, si përfundoi operacioni me vrasjen e policit Mekolli

Ndaje në Whatsapp
Detaje të reja nga tragjedia në Lozhan: Çobani denoncoi

Detaje të reja dalin nga aksioni i policisë në Lozhan të Maliqit, ku Violand Braçellari vrau efektivin e policisë Enea Mekolli dhe plagosi një tjetër punonjës policie, teksa forcat “Shqiponja” po përpiqeshin ta arrestonin.

Sipas informacioneve paraprake, Braçellari kishte ndërtuar stane në malin e Bodes me fonde të AZHBR-së. Një prej çobanëve e kishte denoncuar në polici një natë para aksionit, pasi pretendonte se Braçellari nuk e kishte paguar për punën e kryer.

Pas kallëzimit, policia hartoi planin operacional për arrestimin e tij, por ndërhyrja përfundoi tragjikisht me vrasjen e Enea Mekollit dhe plagosjen e efektivit Edison Adri.

Më pas, i shumëkërkuari Braçellari u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë dhe u vu në pranga. Ai është ish-ushtarak dhe forcat RENEA kishin dështuar disa herë më parë për ta arrestuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme