Kronika 5 June 2026, 16:21 Nga VNA

Hetimi i Tares për pastrim parash bën jehonë edhe në mediat italiane

Ndaje në Whatsapp

222.jpg

Një nga gazetat më të mëdha të sportit në Itali, “Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një shkrim marrjes nën hetim të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare, i cili deri para disa javësh mbante edhe postin e drejtorit sportiv të klubit të Milanit në Itali.

Shkrimi i medias italiane:

Verë e trazuar për Igli Taren. Pas largimit nga Milani, për të mund të shfaqen edhe telashe gjyqësore në Shqipëri, vendi i tij i origjinës, ku ka përfunduar nën hetim.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme shqiptare kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ish-drejtori sportiv i Milanit dyshohet për “pastrim parash” në kuadër të hetimit ndaj ish-zëvendëskryeministres shqiptare, Belinda Balluku, e akuzuar fillimisht për “shkelje në procedurat e tenderëve”.

Sot, Prokuroria (SPAK) bëri të ditur se ka regjistruar Igli Taren në regjistrin e personave nën hetim edhe për veprën penale të “korrupsionit”.

Lidhja e dyshuar mes Igli Tares dhe Belinda Ballukut lidhet me një vilë në bregdetin Jon të Shqipërisë, brenda një kompleksi turistik.

Banesa dyshohet se i është ofruar ish-zëvendëskryeministres si ryshfet për një kontratë të dhënë një kompanie ndërtimi në kohën kur ajo drejtonte shoqërinë e kontrollit të trafikut ajror “Albcontrol”.

Për të humbur gjurmët e operacionit, vila është regjistruar në emër të Igli Tares, i cili, sipas hetuesve, dyshohet se ka nënshkruar “një kontratë fiktive qiraje me ish-shefen e kabinetit të Ballukut”.

Prokuroria pretendon se, de facto, banesa i përkiste ish-zëvendëskryeministres, e cila gjatë këtyre viteve dyshohet se e ka përdorur atë së bashku me familjen e saj.

Igli Tare iu nënshtrua një marrjeje në pyetje në Prokurori, nga e cila u largua pas rreth gjashtë orësh pa bërë asnjë deklaratë për gazetarët.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme