Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes miqësore mes kombëtares shqiptare dhe asaj të Luksemburgut, e cila do të luhet këtë të premte, më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin Air Albania Stadium.
Autoritetet njoftojnë se për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore të kryeqytetit. Mes rrugëve që pritet të bllokohen është edhe bulevardi Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ku paralelisht është paralajmëruar zhvillimi i një proteste.
Situata pritet të ndiqet me vëmendje nga forcat e rendit, pasi para ndeshjes së fundit të Shqipërisë me Izraelin u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe policisë në zonën pranë bulevardit. Mbetet për t’u parë se si do të menaxhohet situata gjatë mbrëmjes së sotme, kur në të njëjtën kohë do të zhvillohen si protesta ashtu edhe aktiviteti sportiv.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga kufizimet dhe të respektojnë udhëzimet e uniformave blu për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.
Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hoteli “Rogner” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;
-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrës për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;
-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
-Te sheshi “Ëillson”, ku lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.
Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e mjeteve.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes së banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të telefonave celularë, mjeteve dhe produkteve kozmetike, si dhe sendeve të tjera të forta që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Hyrja në stadium fillon në orën 18:00.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar një numër të konsiderueshëm punonjësish policie”,shkruan Policia e Shtetit.






















